Chelsea emëron trajnerin e ri?

E ardhmja e Maurizio Sarrit mbetet e pasigurt, me italianin që thuhet se ka filluar kontaktet e para me Juventusin.

Sport

21/05/2019 12:22

Synimet e Chelseat këtë sezon deri diku janë arritur: një finale e humbur [Carabao Cup], një finale për t’u luajtur [Europa Liga] dhe vendi i tretë në Premier Ligë, që i rikthen ‘Blutë’ në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ajo që brengos bordin e klubit është se si Sarri nuk ka arritur t’i bëj përvete tifozët, arsyeja e vetme pse ai mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’, përcjell lajmi.net.

Emri që po lakohet më së shumti për ta marrë drejtmin e skuadrës londineze është Frank Lampard.

Ish-mesfushori anglez po shijon një karrierë fantastike menaxheriale me Derby Countyn, kur më 26 maj takohet me Aston Villën në finalen e ‘’play-off’’ në ‘Wembley’ për t’u ngjitur në Premier Ligë.

Marrëdhëniet e mira mes Lampard dhe ish-klubit të tij mund të çojnë në një marrëveshje të arritur shpejt qysh nga sezoni i ardhshëm. /Lajmi.net/