Chelsea e kryen detyrën me sukses ndaj Betisit – Fiton Ligën e Konferencës
Chelsea ka fituar finalen e Ligës së Konferencës, duke mposhtur Real Betis me rezultat 1-4, në një ndeshje interesante të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje. Spanjollët kaluan të parët në epërsi në minutën e 9-të, kur Abde Ezzalzouli shënoi një gol të bukur për Betisin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal për andaluzianët.…

Sport
Chelsea ka fituar finalen e Ligës së Konferencës, duke mposhtur Real Betis me rezultat 1-4, në një ndeshje interesante të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.
Spanjollët kaluan të parët në epërsi në minutën e 9-të, kur Abde Ezzalzouli shënoi një gol të bukur për Betisin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal për andaluzianët.
Në pjesën e dytë, Chelsea reagoi fuqishëm. Enzo Fernandez barazoi rezultatin në minutën e 65-të me një goditje të saktë me kokë.
Vetëm pesë minuta më vonë, Nicolas Jackson përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Betisit dhe shënoi për përmbysjen 1-2.
Fitorja u vulos në minutën e 83-të nga Jadon Sancho, i cili pas një aksioni të shpejtë, shënoi golin e tretë për londinezët.
E krejt në fund, edhe Caicedo realizoi për epilogun e kësaj finaleje.
Kjo ishte një fitore e madhe për “Blutë” e Londrës, të cilët sigurojnë një trofe europian dhe e mbyllin sezonin me një notë pozitive.