Chelsea e dëshiron Valdesin!
Lëndimi i Thibaut Courtois, ka bërë që skuadra e Chelseas të vihet në kërkim të një portieri.
Sport
Chelsea mund t’a transferojë Victor Valdesin nga Manchester United në muajin janar, raporton Talksport.
Portieri nuk ka vend në formacionin e United, ndërsa gjasat e tij për të luajtur për ‘djajtë e kuq’, u zvogëluan edhe më shumë pas qëndrimit të David De Geas.
Lëndimi i Courtois që do t’a mbajë atë jashtë fushave për tre muaj e ka shtyrë Chelsean që të e kërkojë edhe një tjetër portier rezervë dhe një lëvizje e Valdesit nga Manchesteri në Londër mund të ndodhë në janar.