Chelsea dhe dy skuadrat e Mançesterit pas Pau Torres – Villarreal kërkon 60 milionë euro

Pau Torres është një nga emrat që pritet të gëzojë vëmendje të madhe gjatë merkatos së verës.

Sport

27/04/2022 11:57

Qendërmbrojtësi spanjoll ka pasur paraqitje solide me skuadrën e Villarreal duke fituar kështu pëlqimin e skuadrave të mëdha.

Fabrizio Romano shkruan se Pau Torres ka marrë vëmendjen e top klubeve dhe klauzola e tij është valide gjatë verës.

Ai ka një çmim prej 55/60 milionë euro, me të cilin mund të sigurohet kartoni i tij.

Cheslea, Manchester City dhe Manchester United janë vënë pas tij.

Pau Torres është kthyer edhe në pjesë të kombëtares së Spanjës, me Luis Enrique që ia besoi pozitën në qendër të mbrojtjes. /Lajmi.net/