Chelsea blindon Mourinhon
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, do të vazhdojë kontratën e tij në Stamford Bridge, edhe pse skuadra u eliminua herët nga Liga e Kampionëve.
Sport
Jose Mourinho do të nënshkruajë kontratë të re katërvjeçare në Chelsea, pavarësisht eliminimit të hershëm të Blues nga Liga e Kampionëve, raportojnë mediat britanike.
Strategu portugez ka edhe dy vjet e gjysmë kontratë me gjigantin londinez.
Por, drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e tij dhe duan të vazhdojnë bashkëpunimin në marrëveshje të re afatgjate.
Chelsea ka fituar League Cup këtë sezon dhe kryeson në Premierligë.
Por, skuadra u eliminua në rrethin e dytë të garës në Ligën e Kampionëve nga Paris Saint-Germain.