Chelsea-Barca-Bayern: Christensen i pavendosur për të ardhmen
Andreas Christensen vazhdon të jetë i pavendosur sa i përket të ardhmes së tij.
Sport
Mbrojtësi i ‘Bluve’, Christensen po shkon drejt fundit të kontratës për qëndrimin e tij në ‘Stamford Bridge’.
Kësisoj, skuadra si Barcelona e Bayern Munich kanë shprehur interesimin e tyre për danezin. Barca ishte afër të arrinte marrëveshje me të edhe në janar, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se CHristensen akoma nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, përkundër interesimit të lartë nga disa klube”, përcjell lajmi.net.
Chelsea vazhdon t’i paraqes lojtarit propozimin për vazhdimin e kontratës, derisa Bayern dhe Barca presin distancimin e tij me londinezët.
Barca mund të jetë në disavantazh në këtë garë, për shkak të situatës ekonomike. Ata duan Haaland dhe kartoni i tij do t’i zbrazte arkat e klubit. /Lajmi.net/