Chelsea assesi të fitojë në Premierligë

Skuadra e Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 ndaj Leicester Cityt në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë.

Sport

18/08/2019 19:22

Ndeshja nisi mirë për Chelsean, që në minutën e 7’ kaloi në epërsi me talentin Mason Mount, shkruan lajmi.net.

Leicester City barazoi rezultatin në pjesën e dytë, kur shënoi Wilfred Ndidi.

Kjo është ndeshja e dytë në Premierligë që Chelsea nuk gjen fitoren, pas humbjes 4:0 nga Manchester United në ndeshjen e parë.

Në xhiron e ardhshme, Chelsea udhëton për t’u takuar me Norwich./Lajmi.net/