Charlie Chaplin: Si u bë ai ylli më i madh botëror?

Charlie Chaplin kishte fshehur gjithmonë procesin e punës së tij nga publiku. Ai nuk i lejonte fotografët t’i bënin fotografi, ai rrallë fliste me gazetarët dhe edhe pse ai shkroi një autobiografi, ai zbuloi shumë pak rreth bërjes së filmave që e bënë atë njeriun më të famshëm në botë.

Fun

09/08/2015 11:23

Tani, megjithatë, kjo pjesë e jetës së Chaplin më në fund mund të zbulohet përmes fotografive dramatike të papara më parë, shënimeve dhe intervistave nga arkivi.

Të mbledhura me një libër, të gjitha këto tregojnë se si Chaplin i zhvilloi pjesët filmike – që nga ngrënia e çizmeve të tij në ‘The Gold Rush’ e deri tek skenat e tjera në kohët moderne.

Në këtë storje për të, i hidhet dritë oreksit të tij të rrezikshëm seksual, si e ndoqi FBI-ja për vite të tëra, duke pretenduar se ai ishte një simpatizant i komunistëve dhe më shumë.

Chaplin lindi në një familje shumë të varfër në Londër më 1889, ku të dy prindërit e tij performonin në një teatër. Nëna e tij kishte shkuar në një azil për të çmendur, dhe në atë kohë Chaplin dhe familja e tij ishin pranuar në një shtëpi për të varfërit.

Ai megjithatë i ndoqi hapat e familjes në skenë, duke e bërë debutimin e tij profesional qysh në moshën 9-vjeçare. Si një i rritur, ai udhëtoi për në skenat më të famshme të Amerikës, kur nga 1913 ai u ftua për të punuar në Hollywood, transmeton Lajmi.net.

Një vit më pas, në moshën 25-vjeçare, ai u bë menjëherë i suksesshëm me paraqitjen e tij të parë skenike ‘The Tramp’. Nga viti 1923 ai u bë i pasur, i famshëm dhe i fuqishëm.

Çfarë pasoi mes viteve 1925 dhe 1940 mbetet mrekulli e kinemasë, përzierje komedish të ndryshme dhe shumë të qeshura të publikut, me disiplinë ushtarake të jetës moderne dhe Evropës fashiste.

Vetë Chaplin, siç tregojnë këto foto, mbeti një figurë enigmatike. Ai ishte padyshim një perfeksionist, dhe filmat që ai i bëri janë një testament për talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Charlie Chaplin padyshim se është gjeniu komik i të gjitha kohërave. Për të do të flitet edhe pas shumë shekujve.

Përmes fotografive, ju mund të shihni jetën e tij nga fillimi deri në shkallët e suksesit. (Lajmi.net)

2B2DAE1300000578-3187145-image-a-139_1438964434674

Kështu filloi karriera e tij…
1

Martesa e parë
martesa
Kur ai ishte 29 vjeç, filloi një marrëdhënie me Mildred Harris, një aktore 17 vjeçare. Ajo i tha atij se është shtatzënë dhe ai e martoi atë. Shtatzënia e saj doli të ishte e rrejshme, dhe kështu kur ata patën një fëmijë më vonë ai lindi i deformuar dhe vdiq një ditë më pas. “Vdekja e birit tonë ishte edhe vdekja e martesës tonë”, thotë Harris. Me dy vite martesë, Harris u divorcua nga Chaplin. Pas ndarjes, Harris kishte thënë: “Chaplin është një gjeni, dhe gjenitë kurrë s’duhet të martohen”.

2B2E00D200000578-3187145-image-a-114_1438962412135

Ai punoi edhe me aktorë të vegjël.
2B2DACAA00000578-3187145-Throughout_his_career_Chaplin_s_collaborators_would_remark_that_-a-119_1438963179701

Pse e bëri skenën me Hitlerin?
2B2DAD9700000578-3187145-_When_I_first_saw_Hitler_with_that_little_moustache_said_Chaplin-a-112_14389623315942B2E00CA00000578-3187145-image-a-111_1438962315794
“Kur e pashë për herë të parë Hitlerin me ato mustaçe të vogla, mendova se është duke më kopjuar mua, duke provuar të ma merr suksesin”, thoshte Chaplin.

Ardhja në Amerikë
2B305F1000000578-3187145-image-a-18_14390520359052B2DAD5300000578-3187145-In_1910_Chaplin_circled_centre_in_the_photo_above_and_also_seen_-a-117_1438962529393

Martesa tjetër poashtu e dështuar
2B2DDA6E00000578-3187145-Lita_Grey_was_only_15_when_Chaplin_cast_her_in_The_Gold_Rush_and-a-109_1438962261800
Një tjetër martesë me një femër shumë të re. Kur Lita Grey mbeti shtatzënë me Chaplin, ai i tha asaj që ta abortojë fëmijën. Oferta tjetër e tij ishte që ajo të pranonte një shumë prej 20,000 dollarë nga ai vetëm që të martohet me dikë tjetër…

Aktori i famshëm Marlon Brando, afër yjeve Sophia Loren dhe Chaplin.
2B2DDA8600000578-3187145-Famous_Method_actor_Marlon_Brando_above_right_with_co_star_Sophi-a-118_1438962548524