Championsi e pasuroi Realin

Real Madridi është pasuruar për 57,4 milionë euro, pasi triumfoi në Ligën e Kampionëve në edicionin e fundit. UEFA i ka publikuar shifrat e përfitimit të klubeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion, ndërsa pozita e dytë i takon PSG-së.

Sport

26/06/2014 12:38

Real Madridi i ka fituar 57,4 milionë euro, pasi triumfoi në edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve.

Sipas statistikave të lëshuara nga UEFA, Los Blancos i kanë marrë 8,6 milionë euro si bonus për pjesëmarrjen e tyre në këtë kompeticion: 5,5 për kalimin e fazës së grupeve (5 fitore e 1 barazim); 20,5 milionë nga të drejtat televizive dhe reklamat; 12,3 për kalimin në të tetën e finales, çerekfinale dhe gjysmëfinale, si dhe 10,5 për titullin e fituar.

Nga 57,4 milionë sa i fitoi Reali, 32 milionë shkuan për pagat e premive të premtuara për La Deciman.

Këto premi i përfshijnë lojtarët, trajnerët dhe anëtarët tjerë të klubit.

Finalisti tjetër i Championsit, Atlético de Madrid, i ka fituar 50 milionë euro këtë sezon, ndërsa Barcelona, e eliminuar në çerekfinale, u desh të kënaqej me 41,9 milionë.

Pozita e dytë i takon Paris Saint-Germain, i cili përfitoi 54,4 milionë euro, 33,9 prej tyre nga të drejtat televizive dhe marketingu.

 

10 klubet që përfituan më së shumti këtë sezon

1. Real Madrid 57.414.000 euro

2. PSG 54.417.000

3. Atlético de Madrid 50.048.000

4. Manchester United 44.775.000

5. Bayern Múnich 44.616.000

6. Chelsea 43.391.000

7. Juventus 43.098.000

8. Barcelona 41.975.000

9. Napoli 38.598.000

10. Milan 37.599.000