Champions League: Mbyllen pjesët e para – Juventus e Chelsea në epërsi minimale

Janë mbyllur pjesët e para në Champions League – raundi i 1/16-ës së finales.

Sport

22/02/2022 21:47

Pas 45 minutave të para në këtë mbrëmje në Champions League, Chelsea dhe Juventus gëzojnë epërsi minimale, shkruan lajmi.net.

Chelsea prinë në ndeshjen ndaj Lille, falë golit të Kai Havertz.

Havertz gjeti golin në minutën e tetë të ndeshjes, pas një asistimi të pranuar nga Hakim Ziyech.

Juventus në anën tjetër zhbllokoi ndeshjen ndaj Villarreal edhe më herët, me golin e shënuar nga sulmuesi që transferuan nga Fiorentina.

Dy skuadrat shihen favorite për të marrë fitore në ndeshjen e parë të këtij raundi. /Lajmi.net/