Çfarë t’i blini partnerit për Shën Valentin, në bazë të asaj se sa gjatë jeni bashkë

Festa e Shën Valentinit aktivizon idetë për dhurata si meshkujt, ashtu edhe femrat.

Lifestyle

13/02/2019 16:23

Ndërkaq, dhurata varion nga tjetra, në premisa të asaj se sa gjatë jeni në lidhje me njëri tjetrin, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, meqenëse jemi në prag të festës dhe, disa prej nesh ende nuk kanë përzgjedhur se çfarë t’i blejnë partnerit të tyre, ne kemi përgatitur një listë gjërash që mund t’ia dhuroni atij, gjithnjë duke u nisur me idenë e kohëzgjatjes së lidhjes.

Ndiqini ato më poshtë:

Më pak se 3 muaj bashkë

Meqenëse nuk do të ishte etike që të mos i blini asgjë atij për shkak të diferencës të afërt kohore që nga lidhje, e rrugës do të ishte që ju të përzgjedhnit një dhuratë klasike – ndonjë shishe verë, ndonjë libër, apo diçka e tillë.

6 muaj bashkë

Të jesh në lidhje me një person për më gjatë në 6 muaj, përveç se nënkupton lëshim të vetvetes, kjo kohë e gjatë lejon edhe të jesh më i lirë në dhurata. Ju mund t’i blini atij ndonjë bluzë të veçantë.

9 muaj bashkë

Po i përkisni kësaj periudhe, atëherë do iu rekomandohej të shpenzoni më shumë para për të dashurin. Mund të zgjedhni t’i blini atij një palë këpucë të bukura.

1 vit bashkë

Kësaj radhe, është koha për të menduar diçka më kreative. Me qëllim që ta “rrëmbeni” atë dhe ta mbajë gjatë dhuratën në mbamendjen e tij, rekomandohet t’i blihet ndonjë gjë që përkon me preferencat e tij. Ne rekomandojmë që t’i blinit një biletë futbolli të ndonjë ndeshjeje të veçantë. /Lajmi.net/