Çfarë thonë fqinjët për personin që e vrau ‘hajnin’ në shtëpinë e tij

Mbrëmë në lagjen Veternik të Prishtinës katër persona dyshohet se kanë hyrë për të vjedhë një shtëpi.

Lajme

28/11/2018 13:09

Pas një shkëmbimi të zjarrit ka mbetur i vrarë nga banori i shtëpisë R.B (emër i njohur për redaksinë), njëri nga personat e dyshuar për vjedhje, raporton lajmi.net.

Një banor i ka thënë gazetarit të lajmi.net i cili ndodhet në vendin e ngjarjes se pronari i kësaj shtëpie jeton në Amerikë, ndërsa R.B banor i tanishëm jeton me qira.

Ndërkohë një person tjetër ka thënë për lajmi.net se R.B është pronar i një kompanie farmaceutike me prejardhje nga qyteti i Ferizajt.

Po ashtu, një pronar i një biznesi ka treguar se lagja ku ka ndodhur rasti ka pasur probleme të vazhdueshme me hajnat.

“Në këtë lagje ka probleme të vazhdueshme me hajnat. Kohëve të fundit pothuajse çdo natë ka pasur raste të tilla”, ka thënë ai për lajmi.net.

Tutje, R.B prej banorëve është përshkruar si një njeri i qetë dhe i cili nuk ka pasur probleme në të kaluarën. Ata kanë thënë se i kanë pasur raportet shumë të mira me personin në fjalë.

Më herët, zëvendësprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha ka bërë të ditur se të dyshuarit momentalisht janë vetëm katër persona, njëri prej tyre është viktimë e rastit. /Lajmi.net/