Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Çfarë thonë ekspertët e shëndetit për maskat e fytyrës?

17:06 | 3 Prill 2020

A duhet apo nuk duhet të vendosni një maskë për fytyrën gjatë pandemisë koronavirus?

Qendrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që nëse nuk jeni i sëmurë, “nuk keni nevojë të vendosni një maskë në fytyrë nëse nuk kujdeseni për dikë që është i sëmurë”, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

Organizata Botërore e Shëndetit po qëndron në rekomandimin e saj për të vendosur maskë vetëm nëse jeni i sëmurë ose kujdeseni për dikë që është i sëmurë.

Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë tha se maskat nuk duhet të përdoren si zëvendësues për distancimin shoqëror, por përkundrazi mund të përdoren si shtesë.

Sanjay Gupta një neurokirurgu amerikan shpjegoi se maskat mund të ndihmojnë njerëzit që kanë koronavirus por nuk kanë simptoma nga përhapja e virusit.

Ai theksoi se distanca sociale është mënyra më e mirë për të luftuar përhapjen e koronavirusit. /Lajmi.net/