​Çfarë tha Papa Leon XIV në meshën e tij të parë?

Amerikani Robert Francis Prevost, i cili u bë Papa i parë amerikan në histori, me emrin Leon XIV, kremtoi meshën në Kapelën Sistine sot përpara një sërë takimesh ku do të monitorohen nga afër fjalët dhe veprimet e tij. Papa Leon XIV u përshëndet me duartrokitje nga kardinalët pas meshës së tij të parë si…

Bota

09/05/2025 18:33

Amerikani Robert Francis Prevost, i cili u bë Papa i parë amerikan në histori, me emrin Leon XIV, kremtoi meshën në Kapelën Sistine sot përpara një sërë takimesh ku do të monitorohen nga afër fjalët dhe veprimet e tij.

Papa Leon XIV u përshëndet me duartrokitje nga kardinalët pas meshës së tij të parë si papë.

Gjatë një pjese të predikimit të tij në gjuhën italiane, Papa Leon XIV shprehu keqardhjen për faktin se në shumë vende të botës teknologjia, paraja, suksesi, fuqia dhe kënaqësia vlerësohen më lart se besimi i krishterë, i cili, paralajmëroi ai, shihet në shumë vende si absurd, i destinuar për të dobëtit dhe jo inteligjentët.

Papa i ri vuri në dukje se besimtarët shpesh janë të ekspozuar ndaj talljeve, sfidave, përbuzjes – ose në rastin më të mirë vetëm tolerohen dhe ndjehen keq.

Papa e filloi meshën me një fjalim në gjuhën angleze duke thënë se Zoti ka bërë vepra të mrekullueshme.

 

“Ndërsa ne festojmë së bashku sot, ju ftoj të kremtoni mrekullitë që Zoti ka kryer dhe bekimet që Ai vazhdon të derdhë mbi ne,” tha ai.

Ai theksoi se ishte thirrur për ta pranuar këtë mision nëpërmjet shërbesës së Shën Pjetrit.

“E di që mund të mbështetem te secili prej jush që do të ecë me mua”, përfundoi Papa Leo XIV.

Të dielën në orën 12:00, Papa do të rikthehet para publikut në sheshin e Shën Pjetrit për lutjen e tij të parë të drekës në lozhën qendrore të Bazilikës së Shën Pjetrit. Audienca e Papës me profesionistë të medias nga e gjithë bota është planifikuar për të hënën në orën 10:00 në sallën Pali VI.