Çfarë shkroi Bartomeu për herë të fundit në grupin WhatsApp të Barcelonës?

Jose Maria Bartomeu vendosi disa ditë më parë të jepte dorëheqjen si president i Barcelonës.

Sport

29/10/2020 17:20

Ky veprim ka gëzuar tifozët e klubit katalanas pasi Bartomeu ka qenë prej kohësh në shënjestër të kritikave. Klubi ra ndjeshëm në të gjitha segmentet dhe Bartomeu vazhdimisht refuzoi të largohej nga presidenca.

Por pas një mocioni mosbesimi, ai dhe anëtarët e tjerë të bordit vendosën të largohen. Shumica e lojtarëve pranuan me kënaqësi lajmin e dorëheqjes së tij, veçanërisht Messi i cili kishte një marrëdhënie të keqe me Bartomeu, transmeton lajmi.net. 

“Mundo Deportivo” njoftoi sot atë që Bartomeu shkroi për herë të fundit në grupin “WhatsApp” në të cilin janë lojtarët e Barcelonës.

Disa ditë para dorëheqjes, Bartomeu përgëzoi 17-vjeçarin Pedri për golin kundër Francesvaros në Ligën e Kampionëve.

Pedri falënderoi për mesazhin dhe Bartomeu nuk u pa më në grup pas këtij mesazhi. /Lajmi.net/