Çfarë shkakton një copë pica në trupin tuaj brenda 5 orëve

Mesatarisht, një copë pizza peperoni përmban 311 kalori, 13.5 gram yndyrë dhe 720 mg sodium. Megjithatë, para se të filloni të urreni çdo copë pice që keni ngrënë, duhet të dini se çfarë saktësisht i bën ajo copë trupit tuaj.

Lifestyle

26/03/2016 13:11

0 deri 10 minuta pas ngrënies

Jemi të vetëdijshëm se copa e parë është më e shijshme ndërsa ato pasueset më pak të shijshme, megjithatë pështyma e tajitur gjatë kafshatës së parë është e vyeshme edhe për një arsye tjetër. Në pështymë lirohen enzime të cilat pasi të arrijë ushqimi në lukth fillojnë ti ndajnë karbohidratet dhe sheqerërat e thjeshta të njohura si glukozë, të cilat trupi i përdor si derivate për lëvizjen e muskujve, kujdesen që zemra juaj pompon gjak e kështu me rradhë.

10 deri 15 minuta

Para se sheqeri të arrijë në gjak, yndyra nga djathi dhe salami atë proces do e ngadalësojnë. Që trupi juaj të mund të djegë karbohidratet në moment, i duhet kohë që të zbërthejë yndyrërat, andaj edhe përbërësit yndyrorë në picë e ndihmojnë trupin tuaj të ruajë energjinë. Nëse jeni e ndjeshme ndaj glutenit apo laktozës, mund të ndjeni një fryerje barku derisa trupi të mundohet që të tretë ushqimin e mbetur dhe të lirojë gazëra në këtë proces.

15 deri 20 minuta

Tani shumica e karbohidrateve që i keni konsumuar janë në gjak, pankreasi fillon të tajojë hormonin insulinë me qëllim që stacionet e juaja të thithin sheqerin dhe ta shëndrrojnë në derivat. Nëse stacionet e juaja janë të ngopura, fillojnë ta refuzojnë sheqerin duke bërë që nivelet e sheqerit të rrijnë më gjatë lartë. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të jetë shkak i ndezjes dhe paraqet probleme që sillen rreth sëmundjeve kardiovaskulare, dëmtimet e nervave, qarkullimi i dobët dhe infeksione të ndryshme.

30 minuta pas

Në këtë moment acidet në trupin tuaj punojnë shumë që mos të treten tërë yndyrërat që i keni konsumuar. Në këtë moment yndyrat drejtohen në vendet ku janë të nevojshme- në sistemin e qarkullimit të gjakut ku përmes mëlçisë drejtohen ndaj muskujve apo si energji për punë normale të trupit. Tepricën e yndyrës e ruan në stacionet rezervë.

45 deri në 60 minuta

Edhepse adhurojmë pizza, ushqimet yndyrore si ajo i bëjnë kanalet e gjakut më të ngushta dhe e pamundësojnë qarkullimin normal të gjakut si dhe shkaktojnë rritjen e tensionit të gjakut. Çdo përson me sëmundje serioze të zemrës duhet të mendojë dy herë kur të hajë pizza. Lajmi i mirë qëndron në atë se nuk duhet të ndjeheni keq kur konsumoni pizza me djath dhe salam pasiqë i japin trupit tuaj yndyrën e duhur dhe disa proteinë që i ndihmojnë trupit tuaj në lirimin e serotoninës, hormon i cili ju bën të përfjetur dhe ju relakson pas ngrënies së ushqimit të përbërë nga karbohidratet.

3 deri në 4 orë

Disa orë pas ngrënies niveli i sheqerit është kthyer në normale ndërsa ushqimi ka kaluar lukthin. Megjithatë, nivelet e juaja të triglicerinës janë të larta andaj mundohuni që para se të shkoni të flini të hani ushqime të lehta dhe të shëndetshme sikurse sallata.

Edhe më vonë

Nëse jeni relativisht e shëndetshme, relaksimi me një copë pizza nuk do ju vrasë dhe as do të ndikojë në peshën tuaj. Do të fitoni në peshë vetëm nëse kjo mënyrë e të ushqyerit është e përditshme.

Nëse keni nivele të larta të lipideve, tension të lartë të gjakut, dijabet, rezistencë ndaj insulinës, sëmundje të zemrës, mbipeshë apo pini duhan, atëherë duhet të shmangeni nga pizza apo të përcaktoheni për ndonjë alternativë më të shëndetshme vegjetariane.