Çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme?

Në seancën e sotme, deputetët duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët në mënyrë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës përfundimisht. Lëvizja Vetëvendosje pritet ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por nuk është e qartë nëse i ka votat e nevojshme. Haxhiu dështoi të emërohej në seancën e 19 prillit, pasi i…

Lajme

21/04/2025 14:49

Në seancën e sotme, deputetët duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët në mënyrë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës përfundimisht.

Lëvizja Vetëvendosje pritet ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por nuk është e qartë nëse i ka votat e nevojshme.

Haxhiu dështoi të emërohej në seancën e 19 prillit, pasi i mori vetëm 57 vota nga 61 të nevojshme në dy tentime radhazi.

Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Në rast se Kuvendi konstituohet sot në përpjekjen e katërt, atëherë do të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re.