Çfarë pritet tash? A do e mandatoj sonte Vjosa Osmani- Albin Kurtin?

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja – në këtë rast Vjosa Osmani – cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit nga partia ose koalicioni që ka shumicën në Kuvend. Kandidati për kryeministër duhet që brenda 15 ditësh nga emërimi, të paraqesë përbërjen e Qeverisë dhe të kërkojë miratimin e deputetëve. Megjithatë, në rrethanat aktuale, votimi…

Lajme

11/02/2026 19:04

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja – në këtë rast Vjosa Osmani – cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit nga partia ose koalicioni që ka shumicën në Kuvend.

Kandidati për kryeministër duhet që brenda 15 ditësh nga emërimi, të paraqesë përbërjen e Qeverisë dhe të kërkojë miratimin e deputetëve.

Megjithatë, në rrethanat aktuale, votimi për Qeverinë pritet të ndodhë që sonte.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse siguron të paktën 61 vota – pra shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ka 57 ulëse. Kabineti i Albin Kurtit pritet të mbështetet edhe nga disa deputetë të komuniteteve joserbe, të cilët janë gjithsej dhjetë, si dhe nga deputeti i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.