Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen – pasardhësi i emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajak. Megjithatë, sipas analistëve, blloku duhet të dizajnojë në tërësi dialogun e jo vetëm të ndryshojë emrat që lehtësojnë këtë proces. Ambasadorët e BE-së e konfirmuan të premten Sorensenin për…
Lajme
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen – pasardhësi i emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajak. Megjithatë, sipas analistëve, blloku duhet të dizajnojë në tërësi dialogun e jo vetëm të ndryshojë emrat që lehtësojnë këtë proces.
Ambasadorët e BE-së e konfirmuan të premten Sorensenin për postin e përfaqësuesit të posaçëm. Pëlqimin përfundimtar pritet të japin të hënën ministrat e jashtëm të bllokut, në mënyrë që ai të nisë mandatin në fillim të muajit shkurt.
Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.
Mandati i emisarit aktual të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të përfundojë më 31 janar.
Në krye me Lajçakun në këtë proces, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, mirëpo që ende nuk ka gjetur zbatim.
Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim të marrëdhënieve që prej vitit 2011.