Çfarë po ndodh me stadiumin “Adem Jashari”? Flet ministri Blerim Gashani
Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka deklaruar se punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë nuk po zhvillohen me dinamikën e duhur, duke bërë të ditur se është formuar një komision për të vlerësuar punimet e realizuara deri më tani dhe për të analizuar gjendjen faktike të projektit. Gashani, gjatë raportimit në Kuvendin…
Lajme
Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka deklaruar se punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë nuk po zhvillohen me dinamikën e duhur, duke bërë të ditur se është formuar një komision për të vlerësuar punimet e realizuara deri më tani dhe për të analizuar gjendjen faktike të projektit.
Gashani, gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës, tha se edhe në kohën kur kanë nisur punimet në vitin 2024, ritmi i realizimit nuk ka qenë i kënaqshëm. Ai theksoi se që nga marrja e detyrës ka pasur fokus të veçantë në këtë projekt, për shkak të rëndësisë që ka stadiumi për Mitrovicën dhe faktit se do të jetë njëra nga vendngjarjet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
“Edhe kur ia ka filluar punës në vitin 2024 dinamika nuk ka qenë e duhura prandaj që nga koha kur e kam marr detyrën, fokus i imi ka qenë i posaçëm dhe i veçantë në atë stadium, kjo për arsye që edhe ka rëndësi shumë për komunitetin, për sportistët në Komunën e Mitrovicës edhe ka një emër shumë frymëzues edhe ka një histori që loja e parë e kombëtares mirëpo edhe për arsyen që stadiumi ‘Adem Jashari’ do të jetë njëra nga vendngjarjet e Lojërave Mesdhetare. Për atë, që nga fillimi fokusi im i veçantë dhe vizita ime e parë aty dhe puna ime dhe e ekipit tim të kabinetit ka qenë intensive mirëpo dinamika aty nuk ka qenë e duhura prandaj ne kemi formuar një komision për vlerësimin e punimeve të realizuara deri më tani si dhe analizimin e gjendjes faktike dhe ecurisë tutje të projektit”, tha Gashani.
Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë është një prej projekteve të rëndësishme infrastrukturore sportive në vend, ndërsa parashihet të shërbejë edhe për organizimin e garave në kuadër të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.