Çfarë po ndodh me Realin, një tjetër yll drejt largimit
Largimi i Cristiano Ronaldos dhe Zinedine Zidanes kanë sjellë një situatë aspak të favorshme për drejtuesit e Real Madridit.
Sport
Që nga largimi i këtyre dy protagonistëve të sukseseve të mëdha te Real Madrid, shumë lojtarë janë duke e menduar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.
Pas Keylor Navas, Marcelos, Marco Asensios, është tani Isco që po e mendon të njëjtën gjë.
26 vjeçari ka humbur shumë minutat e tij në formacionin e Realit që pas angazhimit të Santiago Solarit si trajner i skuadrës.
Ish anëtari i Malagas është duke konsideruar largimin në fund të sezonit, dhe Manchester City po monitoron situatën e tij shkruan Mundo Deportivo, përcjell ‘lajmi.net’.
Është trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola që është një admirues i madh i lojës së Iscos, gjë e cila mund ta shtyjë reprezentuesin spanjoll drejt ‘Etihad Stadium’./Lajmi.net/