Çfarë po ndodh me ish-presidenten Atifete Jahjaga? Befason me paraqitjen e fundit

Ish-presidentja mori edhe një herë vëmendjen e të gjithëve me dukjen.

ShowBiz

08/12/2020 14:15

Që prej largimit nga posti i presidentes, Atifete Jahjaga po merr vëmendje me ndryshimin e madh në dukje, shkruan lajmi.net.

Ajo vazhdon të angazhohet shumë për të drejtat e gruas, ndërsa shumë shpesh është pjesë e kampanjave të ndryshme.

Së fundi, Jahjaga ishte pjesë e konferencës “Progresi dhe sfidat e procesit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

Në paraqitjen e saj në këtë konferencë, ish-presidentja dukej shumë ndryshe në fytyrë, pas ndërhyrjeve dhe ndryshimit të stilit të flokëve.

“Në kuadër të kampanjës 16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës në baza Gjinore, sot isha pjesë e konferencës “Progresi dhe sfidat e procesit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, e cila u mbajtë nën patronatin e zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Kosova ka bërë progres në procesin e verifikimit dhe njohjes së statusit të grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, mirëpo, ka edhe shumë për t’u bërë rreth këtij procesi, pasi që, sukses dhe arritje është zbardhja dhe verifikimi i mijërave rasteve të të mbijetuarave të dhunës seksuale.
Andaj, bëj thirrje që të gjithë të mbijetuarit të kenë guximin, t’i lënë mënjanë paragjykimet, t’a shembin çdo barrierë që po i privon nga shfaqja e të vërtetës së tyre!”, shkruan ajo, teksa ndan disa fotografi nga kjo konferencë. /Lajmi.net/