Çfarë po fsheh ZRRE-ja? I fton gazetarët në mbledhje dhe nuk tregon se sa % po rritet çmimi i rrymës

Bordi i ZRRE-se ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në kuadër të kësaj mbledhje, zyrtarët e ZRRE-së janë deklaruar në lidhje me kërkesat që janë bërë për ngritjen e çmimit. Por më e çuditshmja e kësaj mbledhje është se nga ZRRE-ja nuk është pranuar të bëhet e ditur se sa në fakt do të ngritet…

Lajme

11/04/2025 10:59

Bordi i ZRRE-se ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në kuadër të kësaj mbledhje, zyrtarët e ZRRE-së janë deklaruar në lidhje me kërkesat që janë bërë për ngritjen e çmimit.

Por më e çuditshmja e kësaj mbledhje është se nga ZRRE-ja nuk është pranuar të bëhet e ditur se sa në fakt do të ngritet çmimi i rrymës dhe cilat janë tarifat e reja energjisë-elektrike.

Kësisoj gazetarët nuk janë lejuar të bëjnë pyetje dhe të njëjtëve u është kërkuar të lirojnë sallën.

Nga ZRRE-ja askush nuk ka pranuar të flasë se sa është bërë çmimi i rrymës, sa është përqindja e energjisë-elektrike që është ngritur në faturat e rrymës.

Madje drejtori i ZRRE-së ka qenë tejet i ashpër duke thënë se s’kanë të drejtë gazetarët të bëjnë pyetje, derisa shefi i ZRRE-se, Ymer Fejzullahu kërkoi që të mos ndërpritet mbledhja.

Gazetarët kanë deklaruar se është krejtësisht e padrejtë me i ftu në mbledhje e mos me e ditë se sa përqind po rritet çmimi.

Nga ZRRE-ja assesi s’kanë pranuar të bëjnë të ditur.

“Në komunikatë keni me marrë përgjigjen, jo këtu”, kanë vazhduar të thonë nga ZRRE-ja.

“Na lironi sallën, mos me na detyru me liru sallën”, tha Fejzullahu.

“Nuk e lirojmë sallën pa na tregu përqindjen”, thonë gazetarët.

Fejzullahu kërkoi të mos komplikohet por të presin komunikatën.

Debati në mes tyre dhe gazetarëve ka vazhduar./Lajmi.net/