​Çfarë përfshin marrëveshja tregtare SHBA-Britani?

Presidenti amerikan Donald Trump në një fjalim direkt nga Zyra Ovale, theksoi se marrëveshja tregtare e nënshkruar sot me Britaninë e Madhe do të sigurojë përfitime për prodhuesit amerikanë të mishit, prodhuesit e etanolit dhe eksportuesit e tjerë. Ai tha se Britania është një nga aleatët më të vlerësuar të SHBA-së dhe se marrëveshja jo…

Bota

08/05/2025 18:26

Presidenti amerikan Donald Trump në një fjalim direkt nga Zyra Ovale, theksoi se marrëveshja tregtare e nënshkruar sot me Britaninë e Madhe do të sigurojë përfitime për prodhuesit amerikanë të mishit, prodhuesit e etanolit dhe eksportuesit e tjerë.

Ai tha se Britania është një nga aleatët më të vlerësuar të SHBA-së dhe se marrëveshja jo vetëm që ka vlerë të madhe, por do të “zgjerohet vetë”.

Ndërsa, kryeministri Keir Starmer telefonoi nga Londra, duke e quajtur ditën “fantastike dhe historike”, raporton KosovaPress.

Ai tha se marrëveshja do të nxisë punësimin dhe tregtinë në të dy anët e Atlantikut.

“Në Ditën e Fitores në Evropë, kur ne qëndruam krah për krah si aleatë, ne tani po e zgjerojmë atë listë për të përfshirë tregtinë,” tha Starmer.

Këto janë dispozitat kryesore të marrëveshjes:

-Pa doganë për motorët dhe pjesët e avionëve Rolls-Royce

-100 mijë automjete britanike në vit do të eksportohen në SHBA me tarifën fillestare prej 10% të ruajtur

-Procedura të shpejta doganore për eksportuesit amerikanë, pa pengesa burokratike

-Qasje e hapur për produktet bujqësore amerikane, duke përfshirë viçin dhe etanolin

Marrëveshja përfshin gjithashtu produkte dhe makineri kimike amerikane. Eksportuesit amerikanë vlerësohet të fitojnë “një mundësi shtesë prej 5 miliardë dollarësh”, ndërsa tarifa ekzistuese prej 10% do të gjenerojë 6 miliardë dollarë të tjerë të ardhura për SHBA-në, tha sekretari i Tregtisë së SHBA-së, Howard Lutnick.

Trump konfirmoi se detajet përfundimtare të marrëveshjes nuk ishin shkruar ende plotësisht, por shtoi se ishte një marrëveshje e përfunduar.