Çfarë në të vërtetë ndodhi me sheikun e Dubait, Rashid? Seks, drogë e vrasje (Foto)
Ai ishte djali më i madh i sheikut të Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, një djalosh i pashëm nga familja mbretërore që kishte një të ardhme të ndritur përpara vetes.
Bota
Por të shtunën, 32-vjeçari Rashid është varrosur pasi vdiq të premten në shtëpinë e tij nga një sulm në zemër, transmeton lajmi.net.
Por tani “DailyMail”, ka zbuluar detaje interesante nga jeta e tij private dhe vdekja e parakohshme që ka lënë shumë pyetje pa përgjigje, në mënyrë të veçantë mbi atë se çfarë e shkaktoi vdekjen e një djaloshi të shëndoshë në këtë moshë kaq të re.
I shkolluar në shkollat më të mira të botës, Rashid kishte kaluar një kohë të gjatë në Britani në akademinë ushtarake, kurse në vitin 2002 edhe u diplomua.
Pas rikthimit të tij në Dubai, ai arriti të zë vend të rëndësishëm në bizneset e trashëguara të familjes së tij. Ai madje hapi disa kompani tjera karshi asaj “United Holdings Group Dubai”.
Por ajo çfarë e bënte këtë djalosh të jetë më ndryshe nga të anëtarët e tjerë të familjes, është jeta e egër që thuhej se e bënte. Në disa raste ishte raportuar se ai kishte konsumuar kokainë dhe hashah, së bashku me disa miq të tij që vinin nga familje aristokrate, edhe pse zyrtarisht ishte mohuar kategorikisht nga familjarët e tij.
Por tregimi i tij nuk përfundon me kaq, ai raportohet se shpenzonte mijëra dollarë nëpër ahengje ku kishte vetëm seks dhe drogë, ndërsa paguante shuma të majme të hollave për femra të cilat e shoqëronin kudo nëpër klube të natës. (lajmi.net)