Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni së kryeri marrëdhënie seksuale

Problemet e përditshme janë një nga pasojat.

Lifestyle

08/09/2021 11:02

Arsyet tuaja për të mos bërë seks rregullisht, ose fare, mund të jenë të shumta. Ndoshta ju jeni duke praktikuar abstenimin deri në martesë ose derisa lidhja juaj të arrijë një moment të rëndësishëm, shkruan Living.

Ndoshta ju dëshironi një partner, por nuk keni takuar personin e duhur. Është e mundur që jeni në një lidhje, por distanca ju mban të ndarë, transmeton lajmi.net.

Dhe, është gjithashtu e mundur që ju jeni në një lidhje, por konflikti ose tensioni ju ka në një periudhë pauze. Pavarësisht arsyeve që mund të keni ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur kaloni një periudhë pa kryer marrëdhënie seksuale:

Dhimbjet menstruale mund të përkeqësohen

Më shumë se gjysma e grave përjetojnë perioda të dhimbshme. Nëse jeni një prej tyre, duhet të dini se ka gjëra që mund të bëni për të zvogëluar dhimbjet tuaja menstruale – seksi është një nga mënyrat.

Pse? Sepse një nga përfitimet e të pasurit orgazma është se ndihmojnë në ngërçet. Sipas “Self”, orgazmat mund të lehtësojnë dhimbjen dhe tensionin.

Dhe Dr. Kecia Gaither, drejtoreshë e shërbimeve perinatale në NYC Health + Hospitals  thotë “Nëse jeni një grua që përjetoni ngërçe me menstruacionet, takimet e rregullta seksuale kanë vërtetuar se i zvogëlojnë ato.

Sistemi juaj imunitar mund të dobësohet:

Përveç vitaminës  C, ka një lojtar tjetër në sistemin mbështetës imunitar me po aq rëndësi. Sipas ËebMD, seksi javor rrit sistemin tuaj imunitar duke rritur nivelet e një substance që lufton mikrobet e quajtur imunoglobulina A, ose IgA.

“IgA është linja e parë e mbrojtjes kundër ftohjes dhe gripit,” thotë Dr. Carl Charnetski, profesor në Universitetin Ëilkes në Ëilkes-Barre, Pennslvania.

Dhimbjet e trupit mund t’ju duken më të shpeshta kur ndaloni së bëri marëdhënie seksuale

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditë kur kurrizi juaj filloi të  dhembi në momentin që zgjoheni? Është e vështirë të mendosh për ndonjë gjë tjetër kur muskujt nuk janë mirë dhe ju shkaktojnë dhimbje. Dhe nëse jeni pauz seksuale, mund t’i shihni ato dhimbje tipike të jenë më të këqija se zakonisht.

“Seksi është një qetësues natyral i dhimbjeve,” tha Melissa Gentry, eksperte e seksit, marrëdhënies dhe intimitetit dhe CEO e Healing the Love, për Health Digest. “Seksi shton serotoninën dhe dopaminën tonë (neurotransmetuesit përgjegjës për ndjenjat e kënaqësisë).

Gjatë seksit, ne çlirojmë endorfina (hormonet e ndjenjës së mirë që aktivizojnë receptorët opioidë në tru) që mund të na ndihmojnë të zvogëlojmë dhimbjen dhe stresin. /Lajmi.net/