Çfarë kërkon Lavdrim Muhaxheri në tekstin për ISIS të gazetës britanike “Daily Express”? (Foto)
Dje ISIS ka publikuar imazhe të tmerrshme ku tregohen viktimat e tyre teksa luten që t’u falet pjeta, para se ata të vriteshin. Dhe për këtë, gazeta britanike “Daily Express”, në tekstin për ta ilustruar këtë temë, ka përdorur foto të xhihadistit shqiptar Lavdrim Muhaxheri.

Lajme
Terroristi Lavdrim Muhaxheri, lider i shqiptarëve xhihadist në ISIS tanimë i njohur në gjithë botën, sërish është bërë pjesë e mediave botërore, por kësaj here pa i përmendur emrin, transmeton lajmi.net.
Gazeta britanike ka përdorur fotot e Muhaxherit në momentin kur ai shihet duke shqyr pasaportën e Kosovës, dhe këtë për ta ilustruar një nga publikimet më të tmerrshme të ISIS, ato të momenteve kur ata vrasin viktimat e tyre, derisa ata luten që t’u falet jeta.
Shteti Islamik dje ka lëshuar një video e cila tregon barbaritë e ekzekutimeve të tmershme të viktimave.
Kjo propagandë e publikuar së fundi nga militantët gjakatarë, është kryer në provincën Anbar, në Irak.
Masakra e pamëshirshme shfaq viktimat, përfshirë ushtarë dhe zyrtarë të qeverisë irakiane, duke u lutur për jetën e tyre para se atyre t’u prehet koka apo të vriten. /lajmi.net