Çfarë kërkojnë femrat tek një mashkull?

Nuk është diçka misterioze. Në fakt është shumë e thjeshtë nëse e mendon pak.

Lifestyle

03/12/2019 08:54

Një grua nuk dëshiron shumë nga një mashkull, por janë vetëm disa kualitete që asaj i nevojiten. Është e vërtet që këto kualitet është vështirë të gjenden.

Ja pse, të gjeni një burrë të mirë, merr kohë. Askush nuk është perfekt, dhe e dimë se as gratë nuk janë perfekte. Nuk duhet të jeni perfekt në çdo kategori. Ju vetëm duhet të jeni ‘në rregull’. Meshkujt janë më të thjeshtë, gratë janë më të komplikuara kjo është e vërtet, transmeton lajmi.net.

Meshkujt kërkojnë dikë që është atraktive, person i mirë dhe e mençur. Shumë e thjeshtë. Ndërsa, gratë kërkojnë këto gjëra tek një mashkull.

Ato dëshirojnë sinqeritet

Pa marr parasysh se më kë flisni, shumica nga gratë kërkojnë sinqeritet. Pa sinqeritet, nuk mund të ndërtoni asgjë. Nëse një burrë dëshiron të hyjë në botën e një gruaje, ai duhet të jetë më direkt dhe më i sinqertë me të.

Ato dëshirojnë të ndjehen të veçanta

Gratë dëshirojnë të ndjehen më të veçanta. Ndonjëherë janë disa gjëra të vogla që i bënë partneri dhe i bënë ato të ndjehen mirë. Ai mund të i jep komplimente në dukje, buzëqeshje, flokë apo ndoshta vetëm për atë që janë.

Ato dëshirojnë romancë

Çdo natë nuk mund të jetë si një film romantikë me lule dhe çokollatë. Është një gjë që nuk mundemi ta bëjmë çdo ditë. Por një herë e një kohë pak romancë nuk e vret askënd dhe këtë e dëshirojnë edhe femrat.

Ato dëshirojnë komunikim

Nëse një lidhje do të funksionojë, është për shkak komunikimit. Gratë kanë nevojë për komunikim. Komunikimi është më shumë sesa intimiteti. Po ashtu, ato dëshirojnë që meshkujt të hapen edhe për ndjenjat e tyre. /Lajmi.net/