Çfarë i tha Pepe Ronaldos në takimin ndaj Espanyolit

Sipas mediave spanjolle, Cristiano Ronaldo pas përfundimit të takimit ndaj Espanyolit, nuk ishte në dijeni që tashmë Barcelona e kishte fituar titullin e La Ligas.

Lajme

18/05/2015 18:10

Pasi përfundoi takimi i Realit ndaj Espanyolit, sipas mediave spanjolle, Ronaldo shihej i buzëqeshur në fytyrën e tij, pasi ishte i lumtur për fitoren e aq më shumë het-trikun që shënoi në këtë takim.

Sidoqoftë, ai nuk ishte në dijeni që Barcelona tashmë e kishte fituar titullin e La Ligas.

Dhe, për këtë gjë u përkujdes Pepe, i cili u afruar te Ronaldo duke i thënë se Barcelona e fitoi titullin. Pas këtyre fjalëve, buzëqeshja në fytyrën e Ronaldos  u zhduk menjëherë.

Lajmi origjinal

Lajmi origjinal