Çfarë i tha Astrit Dehari nënës së tij 3 javë para vdekjes?

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari në një konferencë për media ka folur edhe rreth disa bisedave që ka pasur me djalin e saj kur ai ishte në burg.

Lajme

18/10/2019 17:48

Nëna e Astrit Deharit ka thënë se Astriti i ka thënë asaj se nëse iu telefonon gruaja e Naser Makollit (njeriu i cili e ka parë i pari të vdekur Astrit Deharin dhe ka qenë në burg me të), ta dini se po më qesin jashtë.

“Nëse iu thirrë gruaja e Naser Makollit dhe iu thotë se Astriti është i sëmurë, dijeni se po më qesin jashtë burgut”, tha nëna e Deharit.

Më tutje, ajo ka thënë se Astrit Dehari ka qenë i frikësuar se do ta transferojnë në burgun e Kumanovës. /Lajmi.net/