Ja çfarë i shkakton penisit pirja e kafesë

Konsumimi i kafesë mund t'iu ndihmojë në mposhtjen e problemeve me ereksionin, sipas një studimi.

Lifestyle

30/01/2020 18:52

Hulumtuesit që realizuan studimit, nga Qendra e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në Hjuston, thanë e kafeina mund t’iu ndihmojë në shumë gjëra, përfshirë këtu edhe reduktimin e disfunksionit erektil, transmeton lajmi.net.

Studiuesit zbuluan se burrat që rrisnin ekuivalencën e konsumimit të kafesë nga dy deri në tre filxhanë në ditë kishin më pak të ngjarë të kishin probleme ereksioni.

Ajo çfarë veçohej si më interesante ishte lidhja midis kafeinës dhe ereksioneve të forta ishte më e dukshme tek burrat në mbipeshë.

“Ne kemi gjetur një mundësi të zvogëluar për të raportuar disfunksion erektil në mesin e burrave, nëpërmjet konsumimit të kafesë, veçanërisht me dy deri në tre filxhana kafe në ditë apo afërsisht 170-375 mg në ditë”, potencohej në hulumtim.

Kafeina ndikon në penis në një mënyrë të ngjashme si Viagra, sipas bashkëautort të studimit Run Wang, mjek. /Lajmi.net/