Çfarë e shkakton sindromën e flokëve të pakrehur?

Taylor McGowan, 18 muajshe nga Chicago-ja thirret një Ajnshtajn i vogël për shkak të flokëve të saj që ashtu si shkencëtari janë në gjendje të egër dhe i shpërthejnë nga koka.

Lifestyle

13/06/2018 20:08

Flokët e padisiplinuar dhe të mrekullueshëm janë rezultat i një gjendjeje të rrallë gjenetike të quajtur sindroma e flokëve të pakrehur (UHS), e cila është raportuar vetëm tek 100 njerëz në të gjithë botën. Disa kërkues thonë se numri mund të jetë më i madh. Disa njerëz thonë se edhe Ajnshtajni mund ta ketë patur këtë sindromë, por për tani mbetet një spekullim.

Çfarë është sindroma e flokëve të pakrehur?

Kjo gjendje gjenetike njihet edhe si sindroma e leshit të xhamit, sepse këta njerëz kanë flokë të shndritshëm, të thatë dhe të ashpër, zakonisht në ngjyrë argjendi, biondë ose ngjyrë kashte. Floku është i vështirë për t’u krehur. Kjo gjendje është më e zakonshme sesa pritej. Sipas një profesori në universitetin e Bonit në Gjermani, Regina Betz kjo gjendje përmirësohet me moshën, disa të rritur mund ta kenë patur pa e ditur këtë sindromë. Betz dhe ekipi i saj shpresojnë të llogarisin sa e zakonshme është UHS-ja. Sipas saj nuk njihen simptoma të lidhura me këtë çrregullim, disa njerëz përmendin probleme me dhëmbët, megjithatë Betz thotë se UHS-ja është e izoluar në pjesën më të madhe. Shkaku nuk njihet. Fëmijët e kanë këtë gjendje në flokë që nuk janë të rrumbullakët, por të drejtë, trekëndësh apo e në formë zemre si rezultat i mutacioneve gjenetike. UHS-ja është recesive që do të thotë se fëmija e trashëgon një gen që kodon këtë gjendje nga nëna dhe një gen të tillë nga babai që tregon simptomat e tij. Por në disa raste UHS-ja mund të jetë dominante që do të thotë se shfaqet kur trashëgohet një gen nga një prind i vetëm. Në një studim në vitin 2016, Betz dhe ekipi i saj zbuluan tre gene që janë përgjegjëse për rastet recesive të kësaj sindrome; PADI3, TGM3 dhe TCHH. Të tre genet përfshiheshin në mënyrën sesi formohet forma e flokut, mutacioni në secilin prej tyre mund të shkaktojë ndryshime në formën e boshtit të flokut. Ende nuk ka një trajtim, për momentin po rritet ndërgjegjësimi mbi këtë gjendje. / bota.al