Çfarë e lidh Stresin me Luanën?

Luana Vjollca është emër shumë i komentuar në shtypin rozë.

ShowBiz

13/08/2019 14:59

Luana Vjollca së fundi ka zgjedhur që bashkë me familjen të pushojë në plazhin e Dhërmisë, shkruan lajmi.net.

Në imazhet që i postoi në Instagram, Luana u shfaq pranë nënës, motrave dhe mbesës.

“E bekuar.. Nga Familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqiperise! Faleminderiit Zot”, shkruan ajo mbi foto.

Fotografia e saj pranoi shumë komente nga ana e ndjekësve, por një që të bie në sy ishte ai i reperit Stresi.

“Familja ime”, ishte komenti që ia la Stresi.

Kjo gjë bëri të gjithë të pyesin se çfarë i lidh Stresin dhe familjen e Luanës, apo vetëm janë miq të mirë. /Lajmi.net/