Çfarë duhet të përdorni për qerpikë të gjatë dhe të dendur – Produkte që i gjeni në shtëpinë tuaj

Ka shumë mënyra natyrale që do të iu ndihmojnë me gjatësinë e qerpikëve, dhe këtu gjeni dy prej metodave.

Lifestyle

14/10/2021 09:54

Qerpikët e gjatë janë një pjesë e rëndësishme e syve, për këtë arsye dhe shumë vajza ditët e sotme i vendosin ato në parukeri të ndryshme ose përdorin procedura të ndryshme për zgjatjen, transmeton lajmi.net.

Normalisht këto mënyra nuk duhen bërë shumë shpesh pasi mund t’i dëmtojnë qerpikët kështu që është më mirë që t’i zgjasni ato natyralisht. Living sugjeron këto 2 mënyra:

Vaji i kastorit ndihmon zgjatjen dhe dendësimin e qerpikëve, duke qenë se hidraton dhe ushqen rrënjën. Ndërsa rozmarina jo vetëm që ndihmon në rritjen e tyre, por u jep atyre dhe shkëlqim. Ngroheni dy lugë çaji vajin kastori dhe hidhni më pas rozmarinë të freskët. Lëreni të tretet për pak kohë gati 15 minuta, ndërkohë që ftohet edhe vaji. E aplikoni atë me anë të një furçe për vetulla para se të flini.

Çaji jeshil përmban veti antioksiduese dhe antibakteriale, që ndihmojnë kryesisht për rritjen e flokëve. Flavonidet e gjendura tek çaji jeshil ndihmojnë gjithashtu për rritjen e qerpikëve. Ziejeni jo fort (sepse i humbasin vlerat), pastaj lëreni të vaket dhe lyeni vijën e qerpikëve me të. /Lajmi.net/