Çfarë duhet të bëni kur të ju pickojë bleta ose grerëza

Sigurisht se metoda e vetme të cilën jeni mësuar kur të ju pickojë bleta ose grerëza është të vendosni akull që vendi të mos jetë i enjtur.

Lifestyle

27/08/2017 16:47

Mirëpo ekziston një metodë tjetër shumë efikase e cila ju qetëson dhimbjen dhe enjtjen e lëkurës suaj, shkruan lajmi.net

Në fillim merrni një filxhan dhe hedhni lëng limoni, pak ujë të ftohtë. Merrni një copë pambuku dhe e vendosni në tretësirën e formuar.

Mbajeni pastaj mbi vendin e pickuar për disa minuta.

Pambukun mund ta ndërroni herë pas here derisa lëkura juaj të qetësohet.

Gjithsesi duhet të konsultoheni me mjekun nëse keni ndërlikime të tjera. /Lajmi.net/