Çfarë duhet të bëjmë nëse fiton Shteti Islamik?

Është koha të peshojmë një mundësi shqetësuese: Çfarë duhet të bëjmë nëse Shteti Islamik fiton?

Opinion

14/06/2015 22:47

Me “fitore”, nuk nënkuptojë përhapjen e flaktë e të tërbuar në gjithë botën myslimane, por në krijimin e një kalifati nga Bagdadi deri te Rabati dhe ndoshta përtej. Kjo është ajo çfarë liderët e saj po thonë se do të bëjnë, por ambiciet revolucionare nuk janë një realitet, dhe kjo mundësi është e sforcuar. Përkundrazi, fitorja e Shtetit Islamik do të thotë se grupi që tashmë ka pushtet në zonat që tani i kontrollon me sukses, po sfidon përpjekjet për “degradim dhe shkatërrim”. Kështu që shtrohet pyetja: Çfarë duhet të bëjmë nëse shteti islamik bëhet një shtet i vërtetë dhe demonstron fuqi të vërtetë?

Kjo mundësi ka më shumë gjasa të ndodhë këto ditë, duke pasur parasysh paaftësinë e Bagdadit për të filluar një kundërsulm të suksesshëm. Nëse miti i Barry Posen është i saktë (që zakonisht është), ushtria irakiane nuk ekziston më si forcë luftarake kuptimplotë. Kjo jo vetëm që zbulon falimentimin e përpjekjeve amerikane për të trajnuar forcat irakiane (dhe dështimin kolektiv të të gjithë komandantëve të cilët kanë udhëhequr këtë përpjekje), por gjithashtu do të thotë se vetëm një ndërhyrje e huaj në një shkallë të gjerë ka gjasa ta zmbraps prapa dhe përfundimisht të eliminojë shtetin islamik. Por kjo nuk do të ndodhë, vetëm nëse koalicioni i shteteve arabe pajtohet të përgatis mijëra trupa për luftë, pasi që Shtetet e Bashkuara nuk do të kryejnë luftime dhe nuk do duhej të kryenin, për shtetet aksionet e të cilave tejkalojnë ato të Shteteve të Bashkuara.

Mos më keqkuptoni, unë do të isha po aq i kënaqur sa kushdo tjetër nëse shteti islamik do të mundej me vendosmëri dhe mesazhi i saj i dhunshëm të diskreditohej plotësisht. Por dikush duhet të planifikojë diçka jo vetëm atë çfarë tjetri dëshiron të ndodhë, por të mendojë për mundësinë reale që ne nuk mund të arrijmë atë çfarë dëshirojmë, ose të paktën jo në një kosto që ne e konsiderojmë të pranueshme.

Pra, çfarë duhet të bëjmë nëse Shteti Islamik ka sukses në ruajtjen e territoreve të pushtuara, dhe të shndërrohet në një shtet të vërtetë? Posen thotë se Shtetet  e Bashkuara (si edhe shumë të tjerë) do të duhej të merreshin me Shtetin Islamik në të njëjtën mënyrë se si janë marrë me shtete tjera revolucionare; me një politikë kontrolluese. Unë pajtohem me këtë.

Pavarësisht taktikave të saj të tmerrshme dhe etjes për gjak, Shteti Islamik në fakt nuk është një aktor i fuqishëm global. Mesazh i saj tërheq rekrut në mesin e të rinjve të margjinalizuar nga vendet tjera, por duke tërhequr 25.000 njekës të sëmurë në një popullsi globale prej më shumë se 7 miliard njerëz nuk është diçka edhe aq e rëndësishme. Ky fakt do të mund të sillte neto fitim nëse këta largohen nga vendet e tyre të origjinës, dhe pastaj vrapojnë të përqafojnë realitetin e ashpër të sundimit të xhihadit. Disa prej tyre do të kuptojnë se shteti islamik është brutal, i padrejtë dhe një recetë për katastrofë, derisa pjesa tjetër do të izolohen në vend se të nxisin probleme në shtëpi.

Ajo çfarë është më e rëndësishme është se të huajt që pranojnë të luftojnë nën flamurin e Shtetit Islamik janë vetëm një fraksion i vogël i botës myslimane, dhe mesazhet fanatike të xhihadistëve japin shumë pak shenja se ata kanë fituar përkrahje të rëndësishme në këtë popullsi të madhe dhe larmishme.

Nuk jam duke u bërë naiv. Luftëtarët e huaj të Shtetit Islamik pa dyshim se do të kryejnë akte terroriste dhe do të shkaktojnë forma tjera të problemeve në vende të ndryshme. Për është shumë larg synimit, që të jetë në gjendje të përhapet në gjithë botën islame. Pa dyshim që ky grup terrorist ka potencial të shkaktojë probleme jashtë shkretëtirave që aktualisht i kontrollon, por ende nuk ka treguar kapacitete të rëndësishme për tu zgjeruar përtej popullatës Sunni në pjesën perëndimore të Irakut dhe asaj lindore të Sirisë.

Për më tepër, territori i Shtetit Islamik ka pak burime dhe pak fuqi industriale. Forcat e saj ushtarake nuk kanë ndonjë fuqi të madhe (apo edhe fuqi rajonale). Ata po përballen me rezistencë të fortë sa herë që po përpiqen të lëvizin jashtë zonave suni (për shembull në Kurdistan apo në pjesën e dominuar me shiit në Bagdad), ku nuk po mund të shfrytëzojë pakënaqësitë lokale kundër Bagdadit apo Damaskut.

Shteti Islamik po përballet me një pengesë tjetër të rëndësishme: ajo më nuk gëzon avantazhin e papritur. Ky avantazh i papritur ishte shfaqur nga kaosi i krijuar pas pushtimit të Irakut dhe luftës civile në Siri, dhe aty ishin paraqitur disa martesa të ekstremistëve të islamit të cilët dinin se si duhet drejtuar një shtet policor. Ky kombinim ka pasur çuditërisht efekt, ashtu sikurse ushtria irakiane ka qenë (befasishëm) e korruptuar dhe jo e besueshme. Por potenciali i Shtetit Islamik për të shkaktuar probleme tani është i qartë, dhe shtetet arabe nga Gjiri Persik e deri te Egjipti dhe më gjerë, tani do të shqyrtojnë idenë që ky “shtet” të mos fus rrënjët në shoqëritë e tyre. (Libia është një çështje tjetër).

Tani imagjinoni disa gjëra për një moment. Supozojmë se Shteti Islamik është i përmbajtur por jo i përmbysur, dhe se po krijon institucione të qëndrueshme qeverisëse. Sikurse një grup i krijuar pjesërisht mbi banditokraci, që tashmë ka krijuar strukturat administrative të shtetësisë që po mbledh taksat, monitoron kufijtë e saj, ndërton forcat e armatosura, etj. Disa nga fqinjët e saj në mënyrë të heshtur po pranojnë këtë realitet, duke mbyllur njërin sy nga kontrabanda që po e mban Shtetin Islamik në biznes. A duhet të vazhdojë kjo, sa kohë do të duhet para se vendet tjera të fillojnë të njohin “shtetin islamik”, si një qeveri legjitime?

Kjo mund të tingëllojë si diçka absurde, por mos harroni se bashkësia ndërkombëtare është përpjekur shpesh të izoloj lëvizjet revolucionare, vetëm atëherë ku fuqia e tyre është dëshmuar si e suksesshme. Fuqitë perëndimore kishin refuzuar të njohin Bashkimin Sovjetik për disa vite pas revolucionit Bolshevik të vitit 1917, dhe këtë gjë Shtetet e Bashkuara nuk e kishin bërë deri në vitin 1933. Në mënyrë të ngjashme, Shtetet e Bashkuara nuk kishin vendosur marrëdhënie të plotë diplomatike me qeverinë e vendit më të populluar në botë, Republikën e Kinës deri në vitin 1979, plotë 30 vite pasi Republika Popullore e Kinës u themelua. Duke pasur parasysh këta shembuj, a mund të jemi të sigurt se Shteti Islamik një ditë nuk mundet të jetë anëtare e ligjshme e Bashkësisë Ndërkombëtare, me një vend në Kombet e Bashkuara?

Ndoshta ju do të thoshit se sjellja barbare e Shtetit Islmaik, skllavëria e grave, torturimi i civilëve, heqja e kokave të pengjeve, përgjithmonë do të përjashtohet nga bashkësia e kombeve të qytetëruara. A ekziston mundësia që në vend të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, udhëheqësit e shtetit islamik të përfundojnë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Ndërkombëtare? Do të ishte mirë të mendonim kështu, por historia na tregon një mësim më cinik.

A nuk janë ata britanik të civilizuar që ne kënaqemi duke i shikuar në serialin Downtown Abbey? Paraardhësit e tyre krijuan Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet akteve të dhunshme dhe brutale të shtrëngimit të pushtetit (ashtu sikur një uelsian apo skocez mund t’iu tregojë). A nuk janë ata amerikanë heroik që zgjeruan “perandorinë e lirisë” në gjithë Amerikën Veriore? Ata masakruan, përdhunuan dhe i lënë të vdesin nga uria amerikanët autokton për të marrë vendin e tyre. A nuk ishin Bolshevikët dhe Maoistët të cilët krijuan Bashkimin Sovjetik dhe Republikën Popullore të Kinës? Ata nuk e kanë konsoliduar pushtetin me anë të bindjes së butë, ashtu siç nuk e bën vehabistët me bijtë e Ibn Saud apo sionistët që e themeluan Izraelin. Ashtu siç e bëri mjaft të qartë i ndjeri Charles Tilly në një pikë referimi, ndërtimi i shtetit ka qenë një ndërmarrje brutale për shekuj të tërë, dhe lëvizjet që krijuan shtete të reja në të kaluarën kanë bërë gjëra që ne tani i dënojmë dhe i cilësojmë si barbare.

Normat për një shtet të “pranueshëm” kanë ndryshuar në mënyrë drastike gjatë shekullit të kaluar, që edhe është arsyeja kryesore pse ne më të drejtë e konsiderojmë sjelljen e Shtetit Islamik si të pështirë sot. Duhet theksuar se shtet ndërtuesit e tjerë që kanë vepruar keq në të kaluarën nuk duhet justifikuar, sikurse edhe xhihadistët me atë çfarë po bëjnë sot në Irak dhe Siri. Por kjo histori e gjatë na rikujton se lëvizjet që ishin dikur përtej cakut, nganjëherë përfundojnë duke u pranuar dhe legjitimuar, kuptohet nëse arrijnë të qëndrojnë mjaftueshëm në pushtet.

Megjithatë, për tu pranuar në bashkësinë e kombeve, lëvizjet radikale apo revolucionare përfundimisht duhet të braktisin disa (nëse jo të gjitha) praktika të tyre të egra. Ashtu siç Kenneth Waltz vuri në dukje më shumë se 30 vjet më parë, kur të gjitha shtetet radikale “u socializuan në sistem”. Me kalimin e kohës, ata mësuan se ambiciet e tyre ideologjike nuk do të realizohen, dhe se besnikëria e pa kompromis për qëllimet e tyre revolucionare është e kushtueshme, kundërproduktive dhe ndoshta kërcënon mbijetesën e tyre afatgjatë. Në kuadër të lëvizjes, zërat lindin, bëjnë thirrje për kompromise, ose të paktën kanë një qasje më pragmatike ndaj botës së jashtme. Në vend të “revolucionit botëror”, duhet kohë që të ndërtohet “socializmi në një vend”. Në vend të përhapjes së “Republikës Islamike” duhet të kalojë një kohë e gjatë që të ndahet Djalli i madh me të voglin. Shteti  i ri gradualisht përshtatet për të mbizotëruar karshi normave dhe praktikave ndërkombëtare, dhe kjo përfundimisht lëviz nga shtresa e ulët në partneritet, sidomos kur interesat e saj fillojnë të preken me ato të shteteve tjera. Mund të ketë ende probleme në politikën botërore, por ajo më nuk është e izoluar. Nëse Shteti Islamik mbijeton dhe konsolidohet, kjo është ajo çfarë edhe pres të ndodhë.

Por mos bëni gabime: ky proces i “socializmit” nuk do të ndodhë në mënyrë automatike. Shtetet radikale nuk mësojnë se sjellja shtazarake është e kushtueshme, nëse shtetet e tjera bashkojnë forcat për të imponuar dënimet e nevojshme. Nëse shteti islamik arrin të kap pushtetin, konsolidojë pozitën e saj dhe të krijojë një shtet të mirëfilltë de facto në atë që dikur ishte pjesë e Irakut dhe Sirisë, atëherë shtetet e tjera do të duhej të punonin së bashku për ti mësuar faktet e jetës në sistemin ndërkombëtar. Dhe pasi që Shteti Islamik nuk është në fakt aq i fuqishëm, parandalimi dhe zgjerimi i saj nuk do të duhej të ishte edhe aq i vështirë.

Detyra kryesore e qeverisjes amerikane, duhet të jetë koordinimi mbështetës i fushatës ndërkombëtare ku aktorët kryesor do të duhej të ishin Arabia Saudite, Jordania, Turqia dhe Irani, të cilat kanë aksionet më të mëdha. Kjo gjithashtu do të thotë të ndihmohen të tjerët për të luftuar shtetin islamik që po përhap mesazhe urryese. (Foreign Policy – lajmi.net)