Çfarë bashkoi Dhuratën, Gjikon dhe Dafinën? (Foto)

Siç duket 'java e dashurisë' po ndihet edhe tek artistët tanë të cilët kanë filluar që tani të tregojnë më tepër ndjenja të ngrohta për njëri tjetrin. Rasti në fjalë është ai i Dhurata Dorës, Dafina Zeqirit dhe Gjikos, të cilët kanë zgjedhur të postojnë në Instagram-ët e tyre foto së bashku.

ShowBiz

09/02/2016 22:08

 

Një foto tepër casual të cilën e kanë shoqëruar me ikona zemrash. Në fakt për Dafinën dhe Gjikon e dinim që ishin miq dhe bashkëpunëtorë të mirë që pas hiteve “MSD” dhe “IAM”, ajo që përbën surprizë është prania e Dhuratës në mes tyre.

Mos ndoshta edhe kjo e fundit po planifikon një bashkëpunim me dy artistët? Edhe aq e paimagjinueshme nuk do të ishte pasi kujtojmë që të tre këngëtarët punojnë me studion muzikore në Kosovë “RedBox Entertainment”.

Urojmë të jetë kështu dhe pse jo të kemi shumë shpejt një “dhuratë” nga treshja simpatike!/INTv/