Çështja e Presidentit, raportohet se Kurti sot përsëri takon Hamzën e Abdixhikun

Edhe pak orë kanë mbetur deri te momenti vendimtar për zgjedhjen e Presidentit, apo që vendi të shkoj në zgjedhje. Nesër më 5 mars është afati i fundit që në Kuvendin e Kosovës, kandidati për President të marr 80 vota apo përsëri qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit. Pavarësisht përpjekjeve e takimeve, partitë politike në…

Lajme

04/03/2026 10:32

Edhe pak orë kanë mbetur deri te momenti vendimtar për zgjedhjen e Presidentit, apo që vendi të shkoj në zgjedhje.

Nesër më 5 mars është afati i fundit që në Kuvendin e Kosovës, kandidati për President të marr 80 vota apo përsëri qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Pavarësisht përpjekjeve e takimeve, partitë politike në vend nuk po arrijnë të gjejnë një koncensus mes vete.

Në media është raportuar se sot përsëri kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takoj kreun e PDK-së Bedri Hamzën dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ky do të jetë takimi i tretë me Hamzën dhe i katërti me Abdixhikun për çështjen e njëjtë, derisa takimet e para nuk sollën asnjë rezultat apo marrëveshje politike mes tyre.

Nga takimet mes tyre, burime të mediave kanë thënë se Kurti ka propozuar për President Glauk Konjufcën, ndërsa nuk dihet nëse PDK dhe LDK i kanë ofruar mbështetje.

Qytetarët në vazhdimësi po i kërkojnë Kurtit që ta propozoj edhe për një mandat Presidenten aktuale, Vjosa Osmanin e cila e ka shpallur edhe publikisht dëshirën e saj për edhe një mandat tjetër, por duket se nuk ka gjetur mbështetje nga Kurti.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me akterë politikë nga pozita dhe opozita për të konfirmuar këto takime, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ende nuk dihet as se kur do të mbahet seanca për Presidentin, e as nëse janë mbledhur 30 nënshkrimet e nevojshme për një kandidat.

Situata e deritanishme me çështjen e Presidentit po kritikohet për shkak se ende asnjëra nga partitë politike nuk e ka dhënë një emër zyrtar se kush do të jetë kandidat për President. /Lajmi.net/