Çështja e Presidentit, Nagavci: Na duhet unitet – Ata që punojnë për zgjedhje, ta dinë që nuk e heqin përgjegjësinë për të bashkëpunuar më vonë
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci në seancën e sotme plenare ka folur në lidhje me Kuvendin, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka thënë se rifillimi i punës së Kuvendit është moment që kërkon qartësi, seriozitet dhe përgjegjësi. “Jemi rikthyer jo vetëm në formalitetin e rendit të ditës, por në thelbin e…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci në seancën e sotme plenare ka folur në lidhje me Kuvendin, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo ka thënë se rifillimi i punës së Kuvendit është moment që kërkon qartësi, seriozitet dhe përgjegjësi.
“Jemi rikthyer jo vetëm në formalitetin e rendit të ditës, por në thelbin e funksionit tonë në shërbim të qytetarëve, Kuvendi i Republikës, është vendi ku merren vendime nuk ka asnjë adresë tjetër ku mund të zhvendoset kjo përgjegjësi. Në këtë fazë, kemi nevojë për unitet dhe përgjegjësi”, ka thënë ajo.
Ajo ka përmendur çështjen e Presidentit, për çka ka kërkuar pjekuri politike nga çdo deputet.
“Presidenti si figurë e unitetit të popullit, thërret për proces që duhet të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimit. Përgjegjësia është e jona, nuk mund të zhvendoset, të shtyhet dhe të relativizohet. Qytetarët presin nga ne që të marrim vendime, edhe ata që mendojnë e punojnë për zgjedhje duhet ta dijnë që zgjedhjet nuk na heqin përgjegjësinë për të bashkëpunuar për të njëjtat tema herët apo më vonë. Në këto kushte, më mirë tani sesa më vonë”, ka thënë Nagavci.
Në lidhje me rendin e sotëm të ditës, Nagavci ka thënë se është i rëndësishëm për vendin.
“Marrëveshjet ndërkombëtare që presin votim, janë të vyeshme për zhvillimin ekonomik dhe besueshmërinë tonë në arenën ndërkombëtare. Besoj dhe pres në bashkëpunimin tonë. Le të qëndrojmë të palëkundur për itneresin më të lartë, atë të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo.
Ajo ka folur edhe për pranverën, dhe masakrat e kryera në Kosovë që ka thënë se na rikthen kujtesën tonë kolektive.
“Pranvera për ne është një kohë reflektimi për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika jonë. Ne përulemi me respekt para dëshmorëve dhe kujtojmë me dhimbje viktimat e luftës që paguan çmimin më të lartë për lirinë. Kjo kujtesë nuk duhet të mbetet vetëm në fjalë apo ceremoni, ajo duhet të reflektohet në mënyrën si veprojmë, vendimet që marrin dhe seriozitetin me të cilin e trajtojmë përgjegjësinë tonë. Harresa për sakrificën kompromenton drejtimin që merr shteti dhe shoqëria. Në kët ëkontekst, debatet e fundit lidhur me këtë temë na dëhsmon sa e ndjeshme mbetet çështja e kujtesës onë historike.”, ka shtuar Nagavci.
Ajo ka thënë se në një shoqëri si e jona demokratike, debati është i domosdoshëm por duhet të jetë i përgjegjshëm.
“Sa herë veprojmë si përfaqësues politik dhe institucional, na duhet të mos harrojmë lotët ende të pathara në çdo familje tonë. Lufta jonë çlirimtare është një fakt historik dhe moral që nuk mund të relativizohet, kjo nuk e përjashton nevojën për diskutim por e vendos atë në një kornizë të qartë të përgjegjësisë. Në këtë kuptim, është vendi edhe për një thirrje që secili e kushto që ka të dhëna të bashkëpunoj me institutin për krimet e luftës. Veprimet e tona gjatë këtyre viteve në lidhje me dokumentimin e krimeve të luftës, janë iniciuar me qëllim të mirë e në mirëbesim të kauzës së përbashkët që e kemi si shoqëri. Nuk duhet të ndalemi në asnjë rrethanë deri në kompletimin e doumentimit për çdo ngjarje të dhimbshme të vendit tonë, përfshirë kërkimin ëpr vendosjen e dejtësisë për çdo masakër e krim lufte të kryer nga Serbia në Kosovë”, ka thënë Nagavci. /Lajmi.net/