Çështja e Presidentes, a do të jetë Osmani apo dikush nga familaj Jashari – Murati nuk jep një emër
Pas mbledhjes së Qeverisë, para mediave ka folur ministri i Financave Hekuran Murati. Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjen e Presidentit, nëse do të kandidohet Osmani apo dikush nga familja Jashari. “Kryeministri e përmendi që në momentin që i kemi të trajtuara këto çështjet e para siç ishte konstituimi i Kuvendit, votimi…
Lajme
Pas mbledhjes së Qeverisë, para mediave ka folur ministri i Financave Hekuran Murati.
Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjen e Presidentit, nëse do të kandidohet Osmani apo dikush nga familja Jashari.
“Kryeministri e përmendi që në momentin që i kemi të trajtuara këto çështjet e para siç ishte konstituimi i Kuvendit, votimi i Qeverisë dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, kryeministri do të filloj konsultimet me partitë e tjera në mënyrë që të tejkalohet edhe sfida e radhës që na pret që është çështja e zgjedhjes së Presidentit/es”, ka thënë shkurt Murati duke mos përmendur emra. /Lajmi.net/