Çerkezi: Deportimi i ‘gylenistëve’ tregon që Kosova nuk është shtet stabil
Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Cerkezi, ka thënë se zhvillimet e fundit në vend – arrestimi dhe depërtimi i gjashtë shtetasve turq, për dikë mund të jenë të papritura, pro që sipas tij ato kanë qenë të lexuara.

Lajme
“Kjo situatë është bërë për shkak të votimit të demarkacionit me Malin e Zi” deklaroi ai.
“Ky është reflektim i demarkacionit. Në radhë të parë brishtësia politike në Kosovë dhe qeveria për vet faktin e themeluar me pesë zëvendëskryeministra, me shumë parti, të bën të kuptosh se kjo është qeveri e sajuar”. tha Çerkezi
“Gylenistët funksionojnë qe 20 vjet në Kosovë dhe trojet shqiptare. Funksionojnë politikisht. Gylenistët janë të involvuar në pikat kyçe, në arsimimin si baza kryesore – e ardhmja e një vendi. Turqinë e kemi mik, vëlla historikisht, e kemi interes, por për mua është me rëndësi aspekti kombëtar, Kosova”, ka thënë Çerkezi, njofton Klan Kosova.
Çerkezi thekson se me rëndësi është interesi kombëtar i Kosovës, dhe se me Turqinë sipas tij duhet mbajtur raport zyrtar dhe shtetëror.
“Turqia ka kërkuar me kohë që të bëhet ekstradimi i atyre që mbrohen në trojet tona, por që ka munguar vullneti dhe vizioni i qartë i institucioneve kosovare në raport me Turqinë. Kosova nuk e ka bërë”, shtoi ai.
“Arrestimin e tyre e ka bërë Turqia, por e ka lejuar Kosova dhe kjo tregon që nuk është shtet stabil, duhet të kishte marrëveshje shtetërore dhe diplomatike. Por nuk ka stabilitet shtetëror. Themelet e shtetin janë lëkundur. Kosova është treguar se nuk është në gjendje të funksionojë si duhet. Janë presidenti, kryeministri, ministri i Jashtëm që nuk dalin me deklarata për atë që është vepruar. Shteti nuk funksionoi”
“Kur vjen tjetri futet brenda, kidnapon në mes të Kosovës, tregon që shteti nuk po funksionon”, përfunoi Çerkezi.