Ceremonia e dekorimit të Edi Ramës në Francë (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është dekoruar në Francë me titullin Komandant i Legjionit të Nderit.

Lajme

29/03/2017 19:35

Kryeministri shqiptar Rama, me një titull të tillë u nderua nga vet Presidenti francez Francoiz Hollande.

Pamjet e publikuara më poshtë, të siguruara nga Klan Kosova, tregojnë më së miri momentin e dekorimit të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Francë.

Ky nderim me titullin Komandant i Legjionit të Nderit, iu bë Ramës si një mirënjohje e gjithanëshme për rolin që kryeministri shqiptar ka luajtur në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Francë, Shqipëri.

YouTube player