“Cep më cep institucioneve”-Ish-këshilltarja e Kurtit pritet të emërohet në krye të AKP-së dhe ish-deputeti i VV-së në krye të QKSU-së
Raportime të shumta ka pasur së fundi në lidhje me emërimet e reja që pritet të bëhen në kuadër të institucioneve të larta e të rëndësishme të vendit. Derisa Qeveria e re e Kosovës nuk është formuar ende, sipas informacioneve të bëra publike në krye të Agjencisë Kosovare të Privatizimit pritet të emërohet ish-këshilltarja e…

Lajme
Raportime të shumta ka pasur së fundi në lidhje me emërimet e reja që pritet të bëhen në kuadër të institucioneve të larta e të rëndësishme të vendit.
Derisa Qeveria e re e Kosovës nuk është formuar ende, sipas informacioneve të bëra publike në krye të Agjencisë Kosovare të Privatizimit pritet të emërohet ish-këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, asamblistja e Vetëvendosjes në Prishtinë, Nora Kelmendi.
Po ashtu ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta pritet që ta marrë pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe analisti, Imer Mushkolaj i cili tha se “Kurti po vazhdon t’i kapë institucionet me zyrtarë partiakë. Krejt dhe drejt. Cep më cep”./Lajmi.net/