Cenueshmëri e madhe e sigurisë në WordPress
Nëse webfaqja juaj punon përmes instalimit të WordPress, ju duhet ta përditësoni programin menjëherë!
Auto & Tek
Nir Goldshlager, një hulumtues sigurie nga Salesforce.com, ka zbuluar një XML që cenon sigurinë e platformave të njohura për webfaqe si WordPress dhe Drupal.
Ky cenim i sigurisë vjen nga një sulm që përdor metodën XML Kuadratike, përderisa kur të ekzekutohet, mund ta prishë një webfaqe të tërë apo një server njëkohësisht.
Ky është një problem i madh pasi që WordPress dhe Drupal përdoren nga miliona webfaqe. Statistikat e fundit nga World Wide Web tregojnë se WordPress mbizotëron afërisht 23% të të gjithë webfaqeve në botë.
Por, lajmi i mirë është se që të dyja – WordPress dhe Drupal, kanë lansuar nga një përditësim për aplikacionet e tyre. Përdoruesit dhe zotëruesit e webfaqeve thjeshtë duhen ta përditësojnë programin në versionin më të fundit, për tu mbrojtur nga këto sulme.