Celulari i mençur ju shkakton rrudha në fytyrë

Përveç rrudhave në fytyrë, përdorimi i gjatë i celularit, duke qëndruar me kokë poshtë krijon një vijë në qafë të cilën shkencëtarët e kanë quajtur “qafa tech” dhe mund të ndikojë shumë në dhimbjet tuaja të qafës për një periudhë më të gjatë. “Qafa tech” është një vijë rreth qafës dhe mjekrës e cila shkaktohet…

Lifestyle

09/03/2014 21:07

Përveç rrudhave në fytyrë, përdorimi i gjatë i celularit, duke qëndruar me kokë poshtë krijon një vijë në qafë të cilën shkencëtarët e kanë quajtur “qafa tech” dhe mund të ndikojë shumë në dhimbjet tuaja të qafës për një periudhë më të gjatë.

“Qafa tech” është një vijë rreth qafës dhe mjekrës e cila shkaktohet nga mbajtja e gjatë e kokës poshtë, duke shikuar në paisjet kompjuterke apo telefonat e mençur.

Çuditshëm janë vërejtur këto vija të paidentifikuara më parë rreth qafës, të cilat janë tanimë një sëmundje.

Ne kemi vënë re një rritje të vijave të qafës nga qëndrimi i gjatë në telefon apo kompjuter, dhe tanimë jemi duke e hetuar këtë rritje për të zbuluar më konkretisht se çfarë është, tha Dean Nathanson.

Studimi është duke vazhduar nga Caci International.