Celtic Park, në këmbë për Iniestan
Tifozët e Celticut njihen për krijimin e atmosferëve të jashtëzakonshme gjatë përballjeve në Celtic Park. Njësoj ndodhi edhe mbrëmë në duelin kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Përkrahja e tyre e jashtëzakonshme nuk mjaftoi që skuadra e tyre të dalë e pamposhtur nga gjiganti katalan që në fund fitoi 1-0 falë golit nga mesfushori Cesc…
Sport
Tifozët e Celticut njihen për krijimin e atmosferëve të jashtëzakonshme gjatë përballjeve në Celtic Park. Njësoj ndodhi edhe mbrëmë në duelin kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Përkrahja e tyre e jashtëzakonshme nuk mjaftoi që skuadra e tyre të dalë e pamposhtur nga gjiganti katalan që në fund fitoi 1-0 falë golit nga mesfushori Cesc Fabregas. Mirëpo, tifozët në Celtic Park dhanë shembull me përkrahjen e tyre dhe jo vetëm.
Në minutën e 88-të, kur Andres Iniesta u ftua për tu zëvendësuar, mijëra prej tyre u ngritën në këmbë për ta duartrokitur yllin spanjoll, njërin prej futbollistëve më të mirë në Evropë.
Iniesta është futbollist i cili ka fituar përkrahje të madhe anembanë Evropës, dhe Celtic Park e dëshmoi këtë.