Celtic i tregon Milanit çmimin e Ajer

Celtic i kanë treguar skuadrës së Milan çmimin e Ajer.

Sport

10/07/2020 18:15

Kristoffer Ajer është lojtari që ka fituar pëlqimin e Milan dhe ‘Rosoneri’ janë gati të bëjnë shumë për të tansferuar atë.

Mbrojtësi ka pasur disa paraqitje mjaft të mira, duke bindur drejtuesit e Milan se ai është i duhuri për t’u afruar në skuadër.

Sipas ‘Calciomercato’, Milan duhet të paguajnë 18 milionë funte për kartonin e Ajer, transmeton lajmi.net.

Kristoffer Ajer është në mesin e prioriteteve te skuadra e Milan për merkaton e verës.

Mbetet të shihet nëse do të mund të arrihen fondet për të siguruar kartonin e mbrojtësit të Celtic. /Lajmi.net/