Celine Dion në zi, i vdes nëna

Në moshën 92 vjeçare ka vdekur nëna e Celine Dion.

ShowBiz

17/01/2020 21:18

Celine Dion ka njoftuar se nëna e saj, Therese,  ka ndërruar jetë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Celine ka postuar një fotografi familjare, duke e kujtuar Theresen e ndjerë me një mesazh në frëngjisht dhe anglisht, duke thënë “Nën, ne të duam shumë…Ne ta kushtojmë koncertin e sontëm dhe do të këndoj me gjithë zemrën time…”.

Therese Dion – nëna e superyllit ndërkombëtar Celine Dion, ka vdekur pas disa muajsh duke luftuar me probleme serioze me shëndetin.

Nëna e Celine, e cila në Kanada njihej me dashuri si “Mama Dion”, raportohet se ndërroi jetë brëmjen e së enjtes e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj.

Fëmija më i madh i Theresës, Claudette Dion, zbuloi vitin e kaluar se nëna e saj kishte probleme serioze me shëndetin … përfshirë humbjen e kujtesës dhe dëmtimet e shikimit dhe dëgjimit.

Nëna e Dion kishte 14 fëmijë, të cilët i rriti së bashku me burrin e saj, Adhemar, në Charlemagne, Montreal. Adhemar vdiq më 2003.

Vdekja e Thereses vjen vetëm 2 ditë pas përvjetorit të katërt të vdekjes së burrit të Celine, Rene Angelil.

Ajo gjithashtu kishte themeluar fonacionin “Maman Dion” në vitin 2006 për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Celina aktualisht gjendet në turne dhe është planifikuar të performojë në Miami (të premten dhe shtunën),  por nuk dihet ende nëse do të vazhdojë koncertet. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B7br655HGrQ/