Celine Dion anulon turneun për t’i qëndruar afër burrit me kancer

Familja para së gjithash për këngëtaren Celine Dion, e cila ka anuluar të gjitha koncertet e saj për të përkrahur burrin i cili ende ka probleme me kancerin.

ShowBiz

15/08/2014 00:57

Celine Dion ka shtyrë paraqitjet në Las Vegas, ka anuluar turneun e saj në Azi dhe ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj në show biznes për shkak të problemeve shëndetsore të burit të saj.

Rene Angelil ka hequr tumorin nga fyti dhjetorin e kalur dhe sëmundja e tij ka shkaktuar shumë kohë të vështira dhe stresuese, ka treguar Celine Dion për People.

‘Unë dua t’i kushtoj çdo pikë të fuqisë dhe energjisë sime në shërimin e burrit tim dhe t’i qëndroj pranë fëmijëve të mi.’

‘Gjithashtu dua t’i kërkoj falje gjithë fansave dhe i falenderoj për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhuruar’, ka përfunduar Dion.

Këngëtarja  46 gjithashtu është duke vuajtur nga një inflamacion në muskujt e fytit, gjë e cila e ka bërë që të anulojë edhe disa performaca që nga 29 korriku.