Celibashi thotë se platforma e KQZ-së ishte pre e disa sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një komunikim publik këtë të enjte në prezencë të gazetarëve, ka folur në lidhje me procesin e votimit deri te mbyllja e tij. Celibashi për herë të parë tha se gjatë ditëve të zgjedhjes e në vijim, faqja e KQZ-së, ka pasur disa sulme kibernetike, që sipas tij kanë qenë të…

Lajme
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një komunikim publik këtë të enjte në prezencë të gazetarëve, ka folur në lidhje me procesin e votimit deri te mbyllja e tij.
Celibashi për herë të parë tha se gjatë ditëve të zgjedhjes e në vijim, faqja e KQZ-së, ka pasur disa sulme kibernetike, që sipas tij kanë qenë të gjitha nga jashtë dhe jo rastësore, por të organizuaral.
“Platformat e KQZ, nga ajo e regjistrimit, janë gjetur nën sulme kibernetike, kemi komunikuar me institucionet përkatëse si ato të sigurisë kibernetike dhe ato që lidhen me ndjekjen ligjore sa herë janë evidentuar. Nuk kanë qenë sulme diletantësh por të organizuara dhe sofistikuara, jo rastësore, të gjitha nga jashtë. Të krahasueshme me sulme që kanë pasur dhe vende të tjera”, tha ai.
Ai tha se ia kanë dalë që t’i ndalojnë këto sulme, dhe se nuk ka pasur asnjë implikim në sistemet e KQZ.